Çmimet e energjisë elektrike, më të lirat në rajon dhe Evropë për vitin 2022


E mërkurë, 20 Shtator 2023

PRISHTINË – Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Europian (Eurostat), çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për vitin 2022 ishin më të lirat në rajon dhe Europë.

“Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë”, thuhet në njoftim të KEDS.

“Shqipëria, Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova”.

E sipas këtyre matjeve edhe vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova.

Nga rajoni me çmimin më të lartë për energji elektrike prinë Romania ndërsa nga vendet e BE-së më çmimin më të lartë të energjisë elektrike prinë Danimarka me çmim 47 cent për 1 kilovat në orë

Në këto matje janë të përfshirë vetëm konsumatorët e përmasave të mesme me një konsum vjetor prej 2500 kWh deri në 4999 kWh.

Etiketa: , ,
Të fundit