Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çollaku: Lajmi pozitiv për vizat do të vijë së shpejti

Prizren Post | 12:35 - 25.01.2016

Tiranë – Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane se ka qenë i kënaqur me raportin e KE-së për liberalizimin e vizave.

Ai tha se inputin që e kanë dërguar javën e kaluar për plotësimin e tetë kritereve për liberalizim tashmë është në vlerësim në Komisionin Evropian.

Çollaku shtoi se kanë përpara disa javë vendimtare për liberalizimin dhe beson se vendimi do të jetë pozitiv në fund.

Ai tha së në pjesën e parë të muajit shkurt presin vizitën e Avramupolus ku edhe pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të mbetura.

Çollaku tha se rekomandimi nuk do të bëhet para vizitës së komisionarit Avramoupolus, i cili në Kosovë do të jetë gjatë muajit shkurt. Çollaku tha se do të ishte ideale nëse rekomandimi për vizat bëhet në mars.


Etiketa:
Arivisti Company