Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ç’po ndodh me bursat ndërkombëtare? Kina trondit aksionet në Evropë!

Prizren Post | 00:31 - 05.01.2016

Në ditën e parë të tregtisë në vitin 2016, në Kinë janë mbyllur tregjet e aksioneve në Shangai dhe Shenzhen, pasi aksionet kanë shënuar rënie për më tepër se 7%.

Kjo është hera e parë që në mënyrë automatike janë mbyllur bursat në Kinë, sipas një sitemi të ri, që ndërhyn për ta ndalur paqëndrueshmërinë në tregje.

Kjo rënie ka ndodhur pas publikimit të të dhënave të ulëta nga analizat zyrtare dhe private të sektorit prodhues në Kinë.

Njëherësh, kjo ka shkaktuar edhe rënie dramatike të aksioneve në Evropë, prej 2.3 e deri në 3.5% sot herët në mëngjes, për shkak të shqetësimeve të investitorëve për humbjet në Kinë.


Etiketa:
Arivisti Company