Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Cristiano Ronaldo mund të transferohet për 120 milionë euro

Prizren Post | 14:55 - 28.06.2018

Drastikisht i është ulur klauzola e largimit të Cristiano Ronaldos.

Siç raporton e përditshmja “OK Daily”, klauzola e sulmuesit është zvogëluar nga një miliard në 120 milionë euro për të lehtësuar largimin e tij.

Ky azhurnim i klauzolës, i akorduar në fund të janarit dhe fillimit të shkurtit, nuk do të zbatohet vetëm për Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin, të cilat do të duhet të paguajnë shumën e një miliard eurove.

Të dhënat tregojnë se para finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, tre skuadrat e Ligës Premier (Manchester City, Arsenal dhe Chelsea) dhe një nga Serie A (Milan) kanë takuar agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, i cili pritet të negociojë transferimin e portugezëve prej 120 milionë eurove dhe i paguajnë 40 milionë euro neto pagë CR7.

“Cristiano lë Madridin”, shkruante më 7 qershor gazeta “Record”, e cila edhe publikoi një fotografi të lojtarit duke u larguar prej madridit.

Sipas këtij informacioni, vendimi i Cristianous ishte “i pakthyeshëm” dhe i motivuar nga “shkelja e premtimeve” në lidhje me përmirësimin e kontratës te Reali.

Ndryshe, Ronaldo ka kontratë të vlefshme me spanjollët deri në verën e vitit 2021, por që kërkon rritje të pagës dhe zgjatje të kontratës edhe për një vit.

Sulmuesi 33-vjeçar deri më tani është paraqitur 292 ndeshje për Realin dhe ka shënuar 311 gola, njofton Telegrafi.


Etiketa:
Arivisti Company