Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Daçiq arriti në Graçanicë

Prizren Post | 14:01 - 19.10.2013

Graçanicë, 19 tetor – Kryeministri serb, Ivica Daçiq sot po qëndron në Kosovë. Ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës të vizitojë vetëm Graçanicën. Vërehen masa të shtuara të sigurisë, raporton gazetarja e KTV-së, Arta Avdiu. Sipas saj, në rrugën që të çon për Graçanicë çdo 10 metra gjendet nga një patrullë e Policisë së Kosovës. Ndërkaq, në hyrje të Gracanicës rruga është e bllokuar nga Policia e Kosovës, të cilët orientojnë qytetarët të përdorin rrugët alternative.

Qendra e Graçanicës është mbushur me qytetarë dhe flamuj serbë. Në qendër të Graçanicës është përgatitur një podium, ku Iniciativa Qytetare Serbe pritet të nisë mitingun e saj zgjedhor. Ende nuk dihet nëse Daqiq do t’i bashkohet këtij mitingu për t’iu drejtuar qytetarëve, apo vetëm do të vizitojë manastirin, për çfarë edhe e ka marrë lejen nga institucionet e Kosovës.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë zv. kryeministrin Hajredin Kuqi për ta pyetur nëse do ta lejojnë Daçiqin të marrë pjesë në aktivitetin e Iniciativës Qytetare Serbe, por ai nuk është përgjigjur në telefon. Graçanicë, 19 tetor – Kryeministri serb, Ivica Daçiq sot po qëndron në Kosovë. Ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës të vizitojë vetëm Graçanicën. Vërehen masa të shtuara të sigurisë, raporton gazetarja e KTV-së, Arta Avdiu. Sipas saj, në rrugën që të çon për Graçanicë çdo 10 metra gjendet nga një patrullë e Policisë së Kosovës. Ndërkaq, në hyrje të Gracanicës rruga është e bllokuar nga Policia e Kosovës, të cilët orientojnë qytetarët të përdorin rrugët alternative.

Qendra e Graçanicës është mbushur me qytetarë dhe flamuj serbë. Në qendër të Graçanicës është përgatitur një podium, ku Iniciativa Qytetare Serbe pritet të nisë mitingun e saj zgjedhor. Ende nuk dihet nëse Daqiq do t’i bashkohet këtij mitingu për t’iu drejtuar qytetarëve, apo vetëm do të vizitojë manastirin, për çfarë edhe e ka marrë lejen nga institucionet e Kosovës.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë zv. kryeministrin Hajredin Kuqi për ta pyetur nëse do ta lejojnë Daçiqin të marrë pjesë në aktivitetin e Iniciativës Qytetare Serbe, por ai nuk është përgjigjur në telefon.


Etiketa:
Arivisti Company