Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Daçiq: Vështirë të parandalojmë pranimin e Kosovës në UNESCO

Prizren Post | 10:15 - 28.09.2015

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është duke e zhvilluar një betejë të vështirë diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq i cili po merr pjesë në sesionin e 70-të jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas mediave serbe, ai dje është takuar me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të UNESCO-s, të cilëve u ka thënë se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Daçiq thotë të jetë i vetëdijshëm se e ka të vështirë të pengoj pranimin e Kosovës në këtë organizatë të themeluar nga OKB, pasi sipas tij shumica e vendeve anëtare të UNESCO-s, janë vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht do ta mbështesin edhe anëtarësimin aty.


Etiketa:
Arivisti Company