Dalin në shesh “Opsione” për shtyrjen e demarkacionit


E hënë, 29 Gusht 2016

demarkacioni

Prishtinë – Partitë në pushtet janë të bindura se seanca për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të mbahet, pavarësisht tensioneve dhe deklarimit të disa deputetëve të tyre se janë kundër kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, krerët e shtetit vazhdojnë t’i thërrasin deputetët t’i lënë anash interesat personale dhe ta votojnë Demarkacionin me shtetin fqinj, duke siguruar se Kosova nuk e humb asnjë metër katror me këtë marrëveshje.

Deputetët e partive në pushtet theksojnë se seanca duhet të mbahet pavarësisht tensioneve, ndonëse, sipas tyre, ajo mund të shtyhet, por jo edhe të anulohet sepse deputetët duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë, pro ose kundër. Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet i bindur se Demarkacioni do të kalojë, shkruan “Zëri”.