Dalja e qytetarëve në votim deri në orën 16:00 është 37,03%


E diel, 14 Shkurt 2021

PRISHTINË – Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Telegrafi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku përditësohen të dhënat e votuesve të cilët kanë dalur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në ora 15:00 dalja në vendvotime ka qenë 32.32 % apo 567 mijë e 934 votues.

Linkun për të parë daljen në zgjedhje e gjeni duke klikuar këtu.

Etiketa: , , ,
Të fundit