Davutoullu: Shumë kujt i pengon revolucioni ynë në Turqi


E premte, 27 Dhjetor 2013

“Revolucioni i Turqisë ka shqetësuar shumë njerëz”, është shprehur kështu Ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoullu, në lidhje me situatën më të re të krijuar në Turqi.

“Nëse sot për ne bëjnë kalkulime, nëse dikë e kemi shqetësuar, atëherë jini të sigurtë se kjo ndodh për shkak të revolucionit që e kemi filluar në vend”.

“Trendi i Turqisë do të vazhdojë, pavarësisht se çfarë thotë dikush. Turqinë të cilën e mendojmë është ajo Turqi e cila është në paqe, e cila mbështetet te suvereniteti i popullit, përgjegjëse vetëm për kombin e vet, e lidhur me fqinjët e saj”, ka deklaruar Davutoullu.

“Lëvizje të tilla ndodhin në çdo vend demokratik” ka thënë Davutoullu, duke komentuar mbi ngjarjet që kanë kapluar vendin, të cilat çuan deri te dorëheqja e disa ministrave, transmeton gazeta Hyrrijet.

Siç është shprehur Davutoullu, është shumë e rëndësishme që të ruhet uniteti dhe bashkimi i Turqisë, edhe përkrah mospajtimeve, të cilat do të duhet të zgjidheshin me munçuri, përgjegjësi dhe dialog.

Komentet e ministrit të jashtëm turk vijnë pasi që edhe Erdogani shpesh ka theksuar se Turqia është cak i faktorëve të huaj.

Etiketa: ,