Dega e LDK’së në Prizren nuk e pranon Driton Selmanajn kandidat për kryetar (Video)


E premte, 28 Korrik 2017

Ai ka treguar se edhe në takimin që është bërë në Prizren, është bërë një verifikimi i rezultateve, por edhe masat që duhet marrë lidhur me ngritjen dhe përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Derisa kur ka folur për Hatim Baxhakun, ai ka thënë se ai duhet të vlerësohet nga partia ngase ai nuk e ka votuar Hashim Thaçin për President.

[youtube RCGquvi50Qo]

Ai, duke folur për mundësinë e kandidimit të Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, ka thënë se kryesia e degës unanimisht e ka propozuar Hatim Baxhakun kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Për Selmanajn, ai ka thënë se është një personalitet i çmuar, por se kontributin e tij duhet ta japë në Kuvendin e Kosovës.

E, kur ka folë për votimin  e kandidateve të PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Avdyli ka thënë se LDK nuk e voton  Kadri Veselin, ngase sipas tij, ai nuk i ka udhëheq si duhet seancat e Kuvendit.

Më tej, ai ka thënë se “Kadri Veseli i ka prishe kontratat me LDK-në dhe i ka prish urat e bashkëpunimit”, ka thane  Avdyli, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk e votojnë as Ramush Haradinajn derisa është me PDK-në.

Ai dje, në emisionin Komiteti, nuk e mohoi mundësinë e kandidimit të tij në komunë të Prizrenit, duke thënë se do të pranonte nëse këtë ia kërkon partia e ti.  

Etiketa: , , ,

Leave a Reply