Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Deklaratë nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit për Zgjedhjet e 11 qershorit

Prizren Post | 17:00 - 10.06.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prizren – Deklaratë: Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, si organi më i lartë i përfaqësimit të rinisë në qytetin e Prizrenit, që ka për qëllim aktivizimin e të rinjve dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, ju bën thirrje të gjithë të rinjve të Prizrenit që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të dielë, më 11.06.2017 Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit konsideron se vota është instrument shumë i rëndësishëm demokratik dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë nga të rinjtë.

Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje nga të rinjtë e Prizrenit është thelbësore dhe përmes votës ne mund të bëjmë ndryshimin dhe nxisim llogaridhënien e të zgjedhurve tonë”, thuhet në thirrjen e KRP-së.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, i fton të gjithë të rinjtë që janë të angazhuar në proces zgjedhor të sillen në harmoni me rregullat e garës, fer dhe në mënyrë demokratike, duke uruar kështu për një proces zgjedhor transparent. Ne shpresojmë që rinia të jetë një prej prioriteteve kryesore të institucioneve që do të krijohen pas zgjedhjeve të 11 Qershorit. Presim shumë punë, angazhim, dhe bashkpunim për t’i dërguar proceset përpara, në të mirë të të gjithëve!
Me respekt, Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit! Kryetar, Leonor Berisha.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company