Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Demaçi: Nëse ia mësyni Evropës, do t’ju kthejnë

Prizren Post | 10:20 - 10.01.2015

Prishtinë – Përkundër asaj që po mbretëron mot i ftohtë, dhe kohë pas kohe ka edhe reshje bore, njerëz të pakënaqur me jetën në Kosovë, vazhdojnë t’ia mësyjnë shteteve perëndimore.
Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, duke folur për atë, se si kosovarët në numër të madh po vazhdojnë të braktisin vendin, thotë se migrimi ilegal është zgjidhje e keqe.

“Është zgjidhje shumë e keqe. Po qarkullojnë disa spekulime se kinse ata po rehatohen atje. Por e gjitha është se ata po shkojnë në disa skuta atje. Nuk kanë ku të shkojnë, s’janë duke pranuar azil, s’kanë vend për asnjë njeri.

Strategjia e Evropës është që ta zhvillojë Kosovën dhe Shqipërinë, dhe mos t’i gjuhen Evropës atje, por në vendet e veta të gjejnë një mundësi për të punuar e për të ekzistuar, pa kriju vuajtje e mundime për shumë gra e fëmijë të vegjël”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.


Etiketa:
Arivisti Company