Demokracia e Pushtetit Ekzekutiv: “Qeveria dhe Presidenti”


E mërkurë, 27 Dhjetor 2017

Autor: Albert ZEKAJ

Përfaqësuesit e pushteti ekzekutiv si Qeveria dhe Presidenca janë duke punuar në dy sistem demokratike, në demokraci fiktive dhe formale.

Tek përfaqësuesit e pushteti ekzekutiv që nga pas lufta mund të shohim një demokraci fiktive pasi që është në mospërputhje të plotë në mes të parimeve demokratike të proklamuar me akte juridike dhe politike të një shteti dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve demokratike, dhe në sjelljen e tyre shërbehen më metoda totalitare dhe diktatoriale të qeverisjes dhe sundimit mbi popullin. Shpresoj që ky sistem i demokracisë fiktive të mos vazhdohet më tutje në Republikën e Kosovës, pasi që këtë sistem ne Kosovarët e kemi provuar gjatë kohës së Millosheviqit.

Ndërsa Pushteti ekzekutiv në sistemin e demokracisë formale, ku gjatë fushatave zgjedhore dhe gjatë fjalimeve të tyre para opinionit vendor dhe ndërkombëtar prezantohen si demokratike, dhe proklamojnë parime demokratike dhe barazi të qytetarëve para ligjit, dhe miratojnë formalisht parime demokratike të organizimit dhe funksionimit të institucioneve politike dhe shtetërore, ndërsa në jetën e përditshme këto parime jo që nuk realizohen apo zbatohen, por cenohen dhe bëhet shkelja e të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve. Në Republiken e Kosovës kemi dhe një pengesë shumë të madhe ngase Pushteti i Gjyqësorit nuk është i pavarur por është i varur nga Pushteti Ekzekutiv.

Që nga paslufta Pushteti Ekzekutiv përveq që në vazhdimësi ka shkelur ligjet shtetërore, dhe ka kapur Pushtetin e Gjyqësorit gjithashtu ka shkelur të drejtat e të gjithë qytetarëve.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,