E mërkurë, 8 Prill 2026

Për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit për fajde Beqir Hoxha, Fanol Krasniqi gjendet jashtë vendit, ka dështuar të mbahet seanca e kolegjit të Gjykatës së Apelit, në të cilën pritej të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hoxha u dënua me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Më të hapur seancën, gjyqtarja tha se sipas njoftimit të avokatit, del se i njëjti gjendet jashtë shtetit duke thënë se ka kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër.
Sipas gjykatëses, në seancë e radhës pritet të sqarohet se kush ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të Themelores dhe të bëhet elaborimi i ankesave nga palët prezente.
Kujtojmë se Hoxha më 4 qershor 2025 ishte shpall fajtor dhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Fajdeja” me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, si dhe ishte obliguar që t’ia paguaj të dëmtuarit shumën prej 77 mijë e 500 euro.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 6 nëntor 2023, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili ngarkohej për veprën penale të fajdesë, raporton Betimi për Drejtësi.
Burimi: klankosova
