Dënohet ish-presidenti Mubarak dhe dy djemtë e tij


E mërkurë, 21 Maj 2014

Kajro – Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar ish-presidentin Hosni Mubarak me tri vite burgim për kryerjen e veprës penale të korrupsionit.

Gjatë seancës së sotme në Kajro, edhe dy djemtë e ish-presidentit, Gamal dhe Alaa, janë dënuar poashtu me burg.

Nadj tyre është shqiptuar dënimi për veprën penale të marrjes së ryshfetit ndërsa të dytë janë dënuar me nga katër vite burgim.

Mubarak ka qenë i akuzuar për shpërdorimin e më shumë se 17 milion dollarëve të buxhetit të shtetit.

Këto mjete, Mubarak i kishte përdorur për renovimin e pallatit presidencial.

Me vendimin e së mërkurës, të tre personat janë të obliguar që të paguajnë edhe një shumë prej 3 milion dollarësh për dëmet e shkaktuara, si dhe ti kthejnë në buxhetin e shtetit më shumë se 17 milionët që i kanë keqpërdorur.

Mubarak, 86 vjeçar, është i akuzuar edhe për abzim të pushtetit dhe për organizimin e komplotit kundër protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Pasardhësi i Mubarak, Muhamed Mursi, është përmbysur gjatë vitit të kaluar pas protestave të dhunshme kundër tij.

Etiketa: ,
Të fundit