Departamenti amerikan i Drejtësisë sërish kërkon ndalesën e vizave


E martë, 7 Shkurt 2017

Washington – Departamenti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar rizbatimin e vendimit duke i dërguar një notë informuese Gjykatës së Apelit në San Francisco rreth dekretit presidencial të presidentit amerikan Donald Trump i cili ndaloi vizat për 7 vende me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency.

Njoftohet se Departamenti amerikan i Drejtësisë përmes një aplikimi i ka dërguar një notën informuese prej 15 faqesh Gjykatës së Apelit në San Franciscos me kërkesën që ndalesa për vizat e presidentit Trump të rivendoset në zbatim.

Në notën informuese që Departameti i ka paraqitur gjykatës mbrohet ideja se vendimi është “zbatim ligjor i autoritetit të presidentit” dhe se për këtë arsye dekreti duhet të rizbatohet.

Ndër të tjera në notën informuese ku vihet në dukje se vendet për të cilat dekreti sjell ndalimin e vizave për 90 ditë “përmbajnë rrezik të terrorizmit” thuhet se nuk është e drejtë që ndalesa të paraqitet duke u ndërlidhur drejtpërdrejt me fenë.

Më tej janë përmendur mangësitë e një “vendimi të dhënë që përfshin të gjithë vendin” nga gjykatësi federal i cili ka dhënë vendimin e zbatueshmërisë në të gjtihë vendin për ndalesën në Seattle.

Etiketa: ,