Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Deputetët marrin pagën edhe pse nuk punojnë [Video]

Prizren Post | 22:51 - 24.10.2013

Prishtinë, 24 tetor – Deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë problem më të koordinohen mes angazhimit në fushatë dhe përgjegjësisë së tyre në Kuvend, meqë zgjodhën atë të parën.

Shumica e tyre me bojkotin ndaj Kuvendit sollën punën deri aty që Kuvendi t’i ndërpresë punimet deri pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, por megjithatë paga prej deputeti atyre do t’iu rrjedhë e plotë në llogaritë e tyre. Si raporton KTV-ja, megjithëse nga fillim-tetori e deri më 7 nëntor Kuvendi nuk do të ketë seanca, Ligji për deputetë nuk e parasheh që deputetët të privohen nga paga bazë. Shoqëria civile kritikon ashpër deputetët, të cilët ndonëse nuk janë në nivelin e detyrës, do të përfitojnë të plotë pagën bazë. Valmir Ismajli, nga KDI-ja, ka thënë se përveç që po dëmtohet puna e Kuvendit, me këtë po dëmtohet edhe buxheti i Kosovës.

Imer Mushkolaj ka thënë se është e pamoralshme që deputetët të dalin në fushatë, kurse pagën ta marrin në Kuvend. Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk duket të jetë problem heqja dorë nga paga bazë për këtë muaj, për ata problem është paga prej mijëra eurosh që deputeti merr çdo muaj. Ndërkohë LDK-ja ditë më parë pati deklaruar se nuk do të duhej t’i ndalnin pagat edhe për deputetët e kësaj partie, meqë nuk janë ata të cilët kanë propozuar të mos ketë seanca.


Etiketa:
Arivisti Company