Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Deputetja Lama mund të përballet me drejtësi për mosdurim fetar dhe racor

Prizren Post | 00:26 - 26.09.2014

Deputetja e LDK-së, Alma Lama dhe deputeti i PD-së, Gëzim Kelmendi, janë përplasur ashpër në emisionin “Rubikon” të KTV-së, në momentin kur Lama ka thënë se ka vite që imamët e arrestuar nxisin urrejtje.

“Përfaqësuesit e islamit radikal thonë se në Kosovë janë 97 për qind myslimanë dhe në anën tjetër thuhet se ka sulm ndaj besimtarëve. Nga kush? Besimtarët po sulmojnë besimtarët!. Këtu po bëhet një viktimizim. Ju lutem, Hitleri ka përdorur një kartë të tillë duke thënë se ne jemi viktima të hebrenjve, dhe ne duhet t’i zhdukim ata”, ka thënë deputetja Alma Lama, teksa ka thënë se në studio ka përfaqësues të “islamit radikal” duke aluduar në deputetin Kelmendi.
Ka reaguar Gëzim Kelmendi, duke kundërshtuar cilësimin e tij nga Lama si përfaqësues i “islamit radikal”.

“Ajo ka nxitur vazhdimisht urrejtje dhe mosdurim fetar e racor. Prokuroria ka punë që të merret me këtë rast, që ka thyer rëndë kodin penal”, ka thënë Kelmendi, teksa ka përmendur disa raste të mëhershme të deklaratave të Lamës, të cilat, sipas tij, nxisin urrejtje e mosdurim fetar e racor shkruan Telegrafi.

Përndryshe vellai i Alma Lama,Fisnik Lama ashtu siç kanë raportuar mediet ai është përballur me akuzat për kanosje dhe kërcnim që i ka bërë një OJQ-je./Ekuiliber/

fisnik


Etiketa:
Arivisti Company