E hënë, 22 Maj 2017
Amsterdam – Pas dy muajsh përpjekjesh të vështira, puna për formimin e koalicionit parashikuar mes Partisë Liberale (VVD) të kryeministrit në ikje, Mark Rutte, renditur në krye me 33 vende dhe tre formacioneve të tjera dështuan javën e kaluar.
Me VVD, kristiandemokratët e CDA-së (19 vende) dhe progresistët D66 (19 vende) janë në kërkim të një partie të katërt dhe me shumë gjasa një parti e pestë për të marrë maxhorancën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit, që numëron 150 vende, përcjell Atsh.
Pas një fundjave reflektimi, dhënë nga Edith Schippers, i cili u ngarkua me negociatat, sytë janë kthyer drejt Unionit Kristian (CU), Partia Socialiste dhe laburistët PvdA.
Etiketa: holande, Qeveria