Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Despotizmi politik i Ivanovit shkaqe të paralizmit mendor!

Prizren Post | 23:42 - 28.03.2017

Savash VELIU

Mbi ngjarjet që përshkojnë sot sllavomaqedoninë mbi forcën e detyrimit të platformës shqiptare të Tiranës e ‘’kushtuzuar’’ nga partitë shqiptare dhe jo aq e detyrueshëm për pranim nga opozita maqedonase në krye me Zoran Zaev dhe frika nga e mundura, detyroi presidentin Ivanov të marr për preteks si alibi të mos jep mandatin Zaevit për formim të qeverisë ngase ajo si e tillë cenonë sovranitetin e shtetit maqedon.

Mjaftonte kjo “platform” që shqiptarët të deklaroheshin se u trajtua nga Edi Rama në Tiranë e të jetë sot ajo që do t’i qesë punë shtetit maqedon kryesisht partisë autokrate të Nikolla Gruevskit VMRO-së në Shkup, dhe ky hiqet se e di që kjo është përpiluar për federalizimin e Maqedonisë dhe zhbërjes së identitetetit dhe kundër gjuhës sllavomaqedone.

Punë e parë që duhet të nisë pa rrënuar këtë procesë legal duhet të jetë vënia e punës në binaret e udhës së drejtë europiane e Maqedonisë së platformës, për ta hequr këtë “shtet” nga udha e shtrembër që e ka marrë në rrugën së prapthi drejt humnerës dhe në të cilën udhë nuk ka ikje. Se dihet që edhe ky shtetë të mbështetur në emër të BE-së na ka bërë hile të poshtra shqiptarëve sa dhe hilet e këtyre që lozinë kundër nesh dhe të dyja palët puqen në të njëjtën udhë të shtrembër dhe bëjnë të njëjtën punë. Ata parimisht nuk na duan për së gjalli në vendin tonë, ky shikon sehir dhe nuk na njeh në Europë, e cila nga viti 1991-dhe gjer më 2009 i ka falur për “shtetndërtim” e “kombndërtim” 33 miliardë euro Maqedonisë monoetnikisht dhe monofetarë, prej të cilave s’kanë parë gjë shqiptarët, sepse nuk janë dhënë edhe për ne.

Po tani, “Platforma” shqiptare është bërë për të ndrequr edhe këtë punë të shtrembër të ambasades së UE në Shkup dhe që ta ndreqë edhe udhën e shtrembër të Maqedonisë për në Evropë, e cila edhe ajo e ka shkelur rëndë moszbatimin e MO-së, këtë marrëveshje që e kupton shtrembërisht si “marrëveshje e popullit të vetënënshtruar” e njeh si popull pa “të drejta” në gjuhë, në kulturë dhe politikë.

“Platforma” shqiptare, pra duhet të nisë nga ndreqja e kësaj udhe të shtrembër të Maqedonisë, sepse për ta vënë në udhë të drejtë dhe për ta njohur Evropa drejtësisht, imperativisht duhet të legjitimohet në kryerrafshin e njohjes së legjitimitetit shqiptar për partneritet të barabartë në shtetndërtimin multinacional të Maqedonisë. Njohja e Platformes shqiptare i jep dhe ia forcon legjitimitetin e ekzistencës së shtetit dhe forcon legalitetin e tij të munguar demokratik.

Sa më shumë që koha kalon dita ditës janë subjektet politike shqiptare ata që humbin oreksin dhe vetqëndrojnë indiferent ndaj platformës ndoshta e dirigjuar nga ai faktori Evropian për të vazhduar agonia deri në bezdisje.

Presidenti Ivanov, është njëri prej faktorëve që shpërfaq konfuzitetit të skajshëm dhe stërzgjatës së zgjidhjes së kësaj krize të thellë politike duke rrezikuar që të bëhet edhe gjahu i ardhshëm politik. Ndryshe poqëse gjërat shkojnë deri në fundvitin 2017 si status quo, atëherë VMRO-BDI realizon plotësishtë madatin nga viti 2014-të dhe se pas vitit të ri më 2018-të do të fillonin procedurat për zgjedhje të rregullta parlamentare me bekimin e BE-së.

Tjetër Opsion është që partia në pushtet të inskenoj trazira duke e rritur ate në një konflikt ndëretnik që presidenti supermen Ivanov të futet në skenë duke vendosur gjendje të jashtëzakonshme, me te të gjiha gjërat ti rikthej në fillimë.

Por nëse në skenën Ballkanase futet drejtësisht Administrata Amerikane e veçmas në FYROM atëherë gjërat do të ndryshojnë shumë ngase këtu fshehet nyja gordiane e binomit energjetik ‘’To be or not to be’’ që do defaktorizonte sllavët në favor të shqiptarëve, ndryshe nga BE-ja që mban anën sllave. Edhe përkundër deklarimeve Amerikane se do të rishqyrtoj angazhimin e saj në ballkan sërish jep sinjale se ajo leht nuk do të heq dorë nga rajoni i ndjeshëm gjeostrategjik i gadishullit ballkanik. Përndryshe rrezikohet ekzistimi i ëndrrës reale shqiptare.

Nëse Administarata e Trumpit merr vendosmërisht dizginat në dorë duke i bër ball ndërhyrjeve Ruse në Ballkan atëherë e pashmangshme është pastrimi i rrugëve pa rrugë që nënkupton zhbllokimin e artetrieve kryesore të organizmit ‘maqedoni’ për ta vënë në udhë të drejtë por duke faktorizuar politikën shqiptare si legjitimitet i drejtë i tyre, do të kishte gjasa të kthej gjendjen në binarë të sigurta. Por nëse e marrim për bazë fjalët e Henri Kisinxher kur thotë; ‘’Nuk është interesi i Amerikës ta zgjidhë çfarëdo problemi në botë! Por interesi i saj është që t’i kap fijet e problemit, dhe t’i lëvizë këto fije sipas interesit amerikan’’, atëherë shqiptarët dalin humbës!

Nëse situata merret në dorë si në rastin e Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, për të kaluar platforma e Tiranës dhe të bëhet pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ligjeve të saja barazuese me drejtësi mbi shqiptarët, siç bën Presidenti Republikës kur nuk ia beson mandatin për përbërjen e Qeverisë LSDM-së, atëherë shkak mund të bëhet të punohetë jashtë opsioneve që Presidenti Gjorgji Ivanov të eliminohet nga kjo procedurë… me vrasje.

Pra, Ivanov me u vra apo të mbetet me çrregullim shëndetësore fatal që do të parandalonte atë nga shërbyerja. Në rast të pamundësisë për të kryer funksionin, presidentin e republikës e zëvendëson kryetari i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit shërben si president i Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit, i cili mandatin ia beson, kandidatit të LSDM-së për të formuar qeverinë.

Maqedonia ka përvojë të tillë me Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski. Të dy ishin viktima të vrasjes. U Flijuan për të ratifikuar marrëveshjen e përkohshme me Athinën në parlament për të ndryshuar emrin (Macedonia FYROM) dhe flamurin dhe këtë të fundit për shkak të Ligjit për organizimin territorial të pushtetit lokal.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company