Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton për sanksionet kundër Rusisë

Prizren Post | 11:35 - 25.07.2017

Masa dypartiake synon të ndëshkojë Rusinë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Rusia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mohon se zyrtarët e tij kanë bashkëpunuar me Moskën.

Të hënën, Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim për sanksionet e propozuara nga SHBA-ja, duke thënë se ato mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë.


Etiketa:
Arivisti Company