E premte, 24 Tetor 2014
Publikohet dhe njoftimi zyrtar i UEFA-s për vendimin e ndeshjes Serbi – Shqipëri dhe masat ndëshkimore ndaj federatave të të dyja vendeve.
Njoftimi i UEFA-s i publikuar në faqen e saj zyrtare paraditen e sotme:
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që Federata Shqiptare e Futbollit ta humbasë 3-0 ndeshjen me Serbinë. Përveç kësaj, FSHF-ja është gjobitur edhe me 100 mijë euro.
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ka vendosur që Federatës Serbe të Futbollit t’i zbriten tre pikë në garën kualifikuese të Kampionatit Evropian. Gjithashtu FSS-ja është urdhëruar që dy ndeshjet e ardhshme t’i luajë me dyer të mbyllura. Së fundi Federata është gjobitur me 100 mijë euro.
Etiketa: Serbia, Shqipëria, UEFA