Dialogu përfundon në shkurt?


E martë, 10 Dhjetor 2013

Takimeve të përbashkëta të Hashim Thaçit, Ivica Daçiqit dhe Catherine Ashton po u vjen fundi. Në të tria kryeqytetet gjatë vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje. Në Beograd, partnerët e koalicionit Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq kanë njoftuar korin diplomatik në Beograd se nuk po funksionon koalicioni dhe se planifikojnë që prej marsit ta qojnë vendin në zgjedhje.

Zgjedhje do të ketë edhe në Kosovë por pak muaj më vonë derisa të përfundojë reforma zgjedhore dhe kushtetuese. Zgjedhje do të ketë edhe në Bruksel, ku do të zgjedhën komisionarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Bashkimit Evropian, shkruan Tribuna.

Si rezultat i këtyre agjendave zgjedhore, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen e dytë të normalizimit të marrëdhënieve më së largu deri në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në këtë mënyrë të përmbyllin këtë fazë të dialogut./koha/

Etiketa: , , ,