Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Diaspora 752 milionë euro për Kosovën

Prizren Post | 08:53 - 26.04.2016

Dërgesat nga diaspora gjatë vitit që lamë pas kanë arritur kulmin duke arritur në 752,4 milionë euro, apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), po shihet qartë se shuma e dërgesave nga diaspora është duke u rritur nga viti në vit.


Gjatë vitit që lamë pas sipas të dhënave të BQK-së shihet se 190,2 milionë euro në vendin tonë kanë ardhur përmes bankave, 314,3 milionë euro përmes agjencive për transfere të mjeteve, si dhe 247,9 milionë euro kanë ardhur përmes rrugëve tjera pa e saktësuar se sipas cilave rrugë behët fjalë.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet se gjatë vitit 2014 dërgesat nga diaspora ishin 693,7 milionë euro.

Po ashtu, dërgesat nga diaspora gjatë vitit 2013 ishin në vlerë prej 620,8 milionë eurosh, gjatë vitit 2012 ishin në vlerë prej 605,6 milionë eurosh, gjatë vitit 2011 ishin 584,8 milionë euro, gjatë vitit 2010 ishin në vlerë prej 584,3 milionë eurosh.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit 2009 nga diaspora për në vendin tonë erdhën hiç më pak se 585,7 milionë euro, gjatë vitit 2008 erdhën 608,7 milionë euro, gjatë vitit 2007 erdhën nga diaspora 515,6 milionë euro, gjatë vitit 2006 bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës dërguan në Kosovë 467,2 milionë euro, në vitin 2005 ata dërguan 418 milionë euro, si dhe gjatë vitit 2004 ata dërguan 357 milionë euro. /Zëri/


Arivisti Company