Die Presse: Europa po e humb Ballkanin Perëndimor


E hënë, 10 Korrik 2017

Gazeta thekson se tërheqja e vërejtjeve nga shumë publikime po grumbullohen dhe se Europa është në rrugë të “humbë” shtetet e Ballkanit.

Interesimi i medieve po rritet dhe vazhdojnë të dërgohen atje reporterë, të publikojnë raporte, thekson “Presse”.

Si shembull përmend revistën “Europäische Rundschau” e cila asnjëherë nuk e ka lënë Ballkanin jashtë kujdesit dhe e cila në numrin e fundit publikon shqetësimin e Vedran Xhihiqit, sipas të cilit Ballkani është një “bombë e kurdisur”, që ka filluar numërimin

“Njerëz të fuqishëm po punojnë për rritjen e forcës së tyre, nacionalizmi në shumë vende sërish po përdoret si teknikë e sundimit, ka theksuar Xhihiq, ekspert për Ballkanin në Vjenë.

rikujton se edhe “Spiegel” shtetet e Ballkanit Perëndimor i quan “jetimë të kontinentit” dhe ka tërhequr vërejtjen se ka një largim të theksuar nga projekti europian.
“Fakti se EU si simbol i sigurisë dhe i mirëqenies po humb ndikimin është i kuptueshëm, aq sa edhe i rrezikshëm. Paqja është e kërcënuar si nga synimet e maskuara të shqiptarëve për shtet të përbashkët, aq nga dëshira për fuqi të madhe të nacionalistëve serbë”, thotë “Spiegel”.

Magazini i Karkovës “New Eastern Europe” ia kushton “karuselit ballkanik” në botimin veror madje 12 shkrime, ndër to shkrimtari nga Sarajeva, Mileno Jergoviq shtron pyetjen “A po e humb Europa Ballkanin?”.

Po ashtu ky publikim i kushton kujdes temës së Ballkanit si të një hapësire për rekrutimin e militantëve të grupeve islamike, duke rikujtuar se një e katërta e forcave të huaja të Shtetit Islamik që vijnë nga Europa janë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova e Maqedonia.

Meqë Shteti Islamik në Irak e Siri ndodhet nën presion, luftëtarët që largohen do të mund të vepronin si fitil në fuçi baroti e përbërë nga përbërja shpërthyese fetare e etnike, konstaton kjo gazetë.

Etiketa: , ,
Të fundit