E mërkurë, 20 Shtator 2023
NEW YORK – Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar sekretarin Antony Blinken.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se me Blinken ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm për fuqizimin e vendit në arnën ndërkombëtare.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, u shpreh Osmani.
Presidentja po ashtu tha se lidhja me ShBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.
Ndërkaq, Osmani, të martën, pati takim me këshilltarine lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Siç njofohet është biseduar për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.
Chollet, së bashku me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në New York.
“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Chollet në X, që më herët njihej si Twitter.
Presidentja Osmani pati takim edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor pas takimit me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell në New York.
Ajo i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ta bërë Kosovën me status të vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.
Etiketa: Aktuale, Antony Blinken, Kosova, Vjosa Osmani