Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Prizren Post | 13:53 - 24.07.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.


Etiketa:

Bëni një koment