Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur


E diel, 30 Gusht 2026
Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona.

Kur janë bërë 27 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, sipas Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Sot, Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe në Ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur tek Monumenti i personave të zhdukur në Prishtinë prej orës 9:30.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit