www.prizrenpost.com është në shitje.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në:
info@prizrenpost.com ose +90 507 902 75 51

Me respekt,
Prizren Post

Ditë e rëndësishme për shqiptarët në Turqi

Fotogaleri3 FotoPrizren Post | 19:29 - 11.12.2017

Izmir – Dje filloi mësimi i Gjuhës Shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë.

Për të dhënë mësimin e parë shqip në qytetin e İzmirit ku jetojnë shumë shqiptarë, drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll z. Kamil Bitiş (Qamil Bytyqi) ka bërë rreth 600 km rrugë vetëm për të shpjeguar para fëmijëve shiptarë gjuhën e ëmbël shqipe.

Kamil Bitiş thotë se ia vlenë ky mundim që ta ketë nderin që në këtë ditë të rëndësishme të jetë i pari që jep mësimin e parë të gjuhës së bukur shqipe.

“Njeriu një punë kur e bën me dëshirë nuk po ndjehka lodhje. Këtë sot e përjetova. Një fjalë thotë ‘Nuk tregohet por jetohet'” shtoi Bitişi.

Vendimi për dhënien e gjuhës shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhore ishte dhënë nga Ministria Kombëtare e Arsimit në tetor të vitit të kaluar./Prizren Post/

Fotogaleri

Etiketa: