Djaloshi shqiptar bën shqiponjën para kapitenit serb


E enjte, 20 Nëntor 2014

Kretë – Një djalosh shqiptar i ka habitur të gjithë me një gjest tepër atdhetar, pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Serbisë dhe Greqisë në Kretë.

Ai ka përshëndetur duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, para kapitenit serb Branislav Ivanoviç .

“Presheva Jonë” shkruan se me këtë gjest, publiku grek dhe serb është shokuar, dhe se tashmë mediet serbe dhe ato greke do të kenë një material, për ta marrë si një provokim nga ana e shqiptarëve.