Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Do të ketë reduktime të përkohshme të ujit në disa zona të qytetit

Prizren Post | 20:04 - 18.03.2019

PRIZREN – Për shkak të punimeve në gypin transportues tek lokacioni 40 Burimet, Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se me datën 19.03.2019 duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të ketë reduktime të përkohshme të ujit në disa zona të qytetit.

Pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona:

• Rr. Flamurit (Nënë Tereza)
• Një pjesë e Lagjes Bazhderhane
• Fsh. Petrovë
• Një pjesë e rrugës Faredin Hoti
• Rr. Kosova
• Burgu
• Stacioni i Policisë Alfa
• Gjykata
• Rr.De Rada
• Rr.Remzi Ademaj
• Ibrahim Lutfiu
• Bajo Topulli
• Lagjja rreth Bajrakli Xhamisë
• Lagjja Ortakoll
• Lagjja Arbana
• Lagjja Jeta e Re
• Lagjja Bajram Curri

Në të gjitha këto lagje do të ketë reduktime të ujit deri në përfundimin e punimeve.
Hidroregjioni Jugor kërkon mirëkuptim nga qytetarët, sepse këto punime do të bëhen në të mirë të konsumatorëve që në ditët në vazhdim të kenë ujë të mjaftueshëm të pijes.


Etiketa:
Arivisti Company