-3°C
Prizren

Dogana inkason mbi 500 milionë për gjashtë muaj

Prizren Post | 16:22 - 03.07.2018

Prishtinë – Gjatë periudhës gjashtëmujore të këtij viti të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total kanë arritur vlerën prej rreth 504.3 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 milionë më shumë.

“Ndikim në të hyrat në import për këtë periudhe ka pasur efekti i MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion € apo rreth 46.3% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion €”.

” Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6 milion € më pak. Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor”, njofton Dogana, transmeton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company