Donald Trump fillon vizitën zyrtare në Izrael


E hënë, 22 Maj 2017

Tel-Aviv – Trump fluturoi nga Arabia Saudite, aleati i rëndësishëm i SHBA-së, ku ai dha një fjalim para liderëve arabë dhe botërorë gjatë një samit.

Trump do të takohet për bisedime me liderët izraelitë dhe ata palestinezë gjatë vizitës dyditore, transmeton Express.

Presidenti Trump e ka quajtur marrëveshje përfundimtare një marrëveshje të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, por nuk ka qenë i qartë se çfarë forme duhet të marrë.

Megjithatë, Trump ka thënë se preferon që t’ua lërë dy palëve që të vendosin mes vete rreth kësaj marrëveshje gjatë bisedimeve.

Associated Press dhe Haaretz kanë raportuar se fluturimi i Trumpit nga Arabia Saudite për në Izrael me shumë mundësi ishte fluturimi i parë mes dy vendeve të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike. 

Etiketa: , ,
Të fundit