Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dortmundi interesohet për Casillasin

Astrit Shehu | 10:24 - 13.09.2013

Skuadra gjermane Borussia Dortmund është duke u interesuar për transferimin e portierit spanjoll të Real Madridit, Iker Casillas, bën të ditur gazeta gjermane “Bild” të enjten.

Emri i kapitenit të Real Madridit është duke u lidhur me shumë skuadra, pasi ai ka vazhduar këtë stinor me Carlo Ancelottin, ashtu siç e la stinorin e kaluar nën drejtimin e Jose Mourinhos, si rezervist i Diego Lopezit.

Më herët, si skuadra të interesuara për Casillasin 32-vjeçar janë përmendur Arsenali e Milan, por tash në garë është edhe Dortmundi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, krerët e Dortmundit kanë kontaktuar me agjentët e Casillasit në lidhje me një transferim të mundshëm të reprezentuesit spanjoll në janar. /kohaditore


Etiketa:
Arivisti Company