Drejtoria e Shëndetësisë nga sot ofron kontrollime për pacientët në shtëpitë e tyre


E hënë, 1 Korrik 2019

PRIZREN – Banorët e komunës së Prizrenit, përkatësisht personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe janë në fazën terminale, nga sot do të kenë mundësi t’i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre, falë shërbimit të Kujdesit Paliativ që ofrohet nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Ekipet mobile të kujdesit paliativ, të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot kanë filluar t’i kryejnë vizitat e rregullta tek shtëpitë e pacientëve për ofrimin e kontrolleve mjekësore dhe dhënien e terapisë apo këshillave mjekësore.

Në kuadër të këtij projekti, tashmë është krijuar një listë e pacientëve që kanë nevojë për kujdesin paliativ, ndërkaq pacientët e tjerë që kanë nevojë për këtë shërbim mund të lajmërohen në çdo kohë tek numrat e telefonit 045 300 723 dhe 045 300 726, në mënyrë që të regjistrohen dhe të përfitojnë nga ky shërbim, bëri të ditur Komuna e Prizrenit

Etiketa: ,
Të fundit