Drini i Bardhë u bë më i pastër e më i bardhë!


E premte, 5 Qershor 2020

PRIZREN – Sot kryetari i Kuvendit Komunal Mytaher Haskuka në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit, organizatën Let’s do it Kosova, si dhe organizatat, institucionet dhe shoqatat e tjera, pastruan hapësirat përreth bregut të liqenit të Vërmicës, për nder të Ditës Botërore të Mjedisit.

Nga ky aksion u mblodhën rreth 500 thasë mbeturina, përmes vullnetarëve të shumtë që iu bashkëngjitën aksionit të pastrimit.

“Liqeni i Vërmicës, që njihet për bukuri të rrallë natyrore, tani u pastrua, por më e rëndësishme se kaq, mbetet mirëmbajtja e saj.”, tha Haskuka.

Ai poashtu bëri thirrje që shoqëria duhet të ndjehet përgjegjëse për ruajtjen dhe mosndotjen e këtij liqeni dhe ambientit në përgjithësi.

Etiketa: , , , , ,