Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Drita mëson kundërshtarin e parë drejtë Ligës së Kampionëve

Prizren Post | 13:36 - 12.06.2018

Drita është kampione e Superligës së Kosovës në futboll dhe kjo ka bërë që të përfaqësojë vendin tonë në Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit kanë mësuar edhe kundërshtarin e parë të raundit paraprak që do të mbahet në shtetin e Gjibraltarit.

Në rast të fitores, në finale do të takohet me fituesit mes klubit të San Marinos, La Fiorita dhe Lincoln Red Imps e Gjibraltarit.

Theksojmë se fituesi i këtij mini turneu do të merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në të kundërtën do të kenë rast të marrin pjesë në Ligën e Evropës.

Në fakt, tre ekipet humbëse transferohen në raundin e dytë kualifikues të ligës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.

Kujtojmë se takimin e parë Drita do ta zhvillojë më 26 korrik ndërsa në rast se arrin finalen, atëherë do të luan tre ditë më vonë (29 korrik).


Etiketa:
Arivisti Company