Durrës, nis takimi informal i kryeministrave të Ballkanit


E hënë, 27 Gusht 2018

Durrës – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në Durrës Kryeministrat e vendeve të Ballkanit përfshirë edhe atë të Kosovës, Ramush Haradinaj për takimin informal që do të mbahet me temë “integrimi i ekonomisë rajonale”.

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që po mbahet në Durrës në mes të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, dhe kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Shqipërisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale, transmeton Klan Kosova.

Etiketa: , , , ,
Të fundit