Çarşamba, Şubat 4th 2026

Sipas mediave portugeze, Cristiano Ronaldo mund të largohet këtë verë nga Al-Nassr, edhe pse ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2027, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi portugez, i cili së shpejti do t’i mbushë 41 vjet, është raportuar i pakënaqur me menaxhimin e klubit, veçanërisht lidhur me mënyrën si trajtohen transferimet dhe investimet nga Public Investment Fund (PIF) — fondi miliardësh që i menaxhon klubet në Arabinë Saudite.
Cilat janë opsionet për të ardhmen e CR7?
Major League Soccer (MLS) – Liga e Futbollit Amerikan mbetet një destinacion i pëlqyer për futbollistët në moshë dhe Ronaldo mund ta kërkojë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara, ku rivaliteti me Lionel Messin (në Inter Miami) mund ta marrë një dimension tjetër.
Një tjetër mundësi mbetet rikthimi në futbollin elitar evropian për të konkurruar për trofe të mëdhenj, diçka që gjithmonë ka qenë prioritet për legjendën portugeze.
Çdo klub që dëshiron ta transferojë Cristiano Ronaldon duhet ta paguajë klauzolën e tij të lirimit prej rreth 50 milionë eurosh, e përcaktuar në kontratë.
Kjo mund ta bëjë të mundshëm largimin e tij edhe para fundit të marrëveshjes me Al-Nassr.
Ronaldo duket i vendosur për të eksploruar opsionet e tij, ndërsa klubi aktual dhe kontrata e tij mbeten një pjesë kyçe e negociatave për të ardhmen e tij, sidomos me Botërorin 2026 në horizont. /Gazeta Express
Burimi: 04online
