Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në koordinim me INTERPOL-in


E mërkurë, 8 Prill 2026
Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në koordinim me INTERPOL-in

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes njoftimeve “red notice” të INTERPOL.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 prill 2026 është realizuar ekstradimi nga Gjermania drejt Kosova i shtetasit kosovar I.A., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë në vend.

Ndërkohë, sot më 8 prill 2026, është realizuar edhe një ekstradim tjetër, kësaj radhe nga Kosova drejt Shqipërisë, ku është dorëzuar shtetasi kosovar me inicialet N.C., i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare. Dorëzimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar PKK Vërmicë.

Autoritetet theksojnë se këto operacione dëshmojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër krimit dhe përkushtimin për zbatimin e ligjit.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit