E martë, 6 Janar 2026

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit Shaqir Bytyqi tha për GeP se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit.
“Menjëherë janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje.Të dyshuarit nuk janë hasur në vendngjarje. Sipas informatave të siguruara në terren, si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, viktimat ( F.T. dhe V.H. nga Prizreni) janë jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.
Ai theksoi se në vendngjarje kanë dalë njësite të ndryshme policore, hetuesit kujdestar nga Stacioni Policor Prizren, si dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
“Po ashtu, në emergjencën spitalore janë angazhuar patrulla policore për sigurimin e viktimave gjatë trajtimit mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale. Rasti është duke u hetuar dhe policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestim e personave të përfshirë në rast”, theksoi ai.
Burimi: gazetaeprizrenit


