E mërkurë, 7 Qershor 2023
Sot Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim rreth ankesës së KF Ferizaj që bëri duke kontestuar rregullsinë e ndeshjes së baraxhit për Superligë. KF Ferizaj u ankua në FFK për shkak se lojtari Liridon Fetahaj është paraqitë në ndeshje pa të drejtë, për shkak të skadimit të kontratës së tij me KF Liria.
Komisioni i Garave në ecurin e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të
vendimmarjes, ka kerkuar deklarata nga zyrtarët kompetent të FFK-së.
Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas Nenit 13. të rregullores së garave, – viti
garues fillon me 01 korrik, ndersa përfundon me 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i
ndarë në dy stinor- Vjeshtor dhe Pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe
juridikisht kualifikohet si ndeshje e edicionit Pranveror që është brenda edicionit të garave për vitin 2022-2023.
Po ashtu edhe sipas Nenit 29. të Propozicioneve të Garave lojtari Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e pales ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e K.F.- Ferizaji, refuzohet si e pa Bazuar dhe ndeshja e barazhit mes K.F. Ferizaji – K.F. Liria, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë, në kohë të rregullt 0: 0 dhe pas vazhdimeve, me penallti 0 : 3 në favor të K.F-Liria.
Etiketa: FFK, KF Ferizaj, KF Liria, Superliga