Edhe birrat pa alkool janë haram


E enjte, 27 Gusht 2015

birrapaalkool

Fetwaja (Mendimi juridik islam rreth një çështje)

shtë parashtruar shumë herë pyetja se: “A lejohet konsumimi i birrave pa alkohol?”
Dijetari i mirënjohur nuk është nxituar në dhënien e përgjigjes (fetwas), derisa nuk e ka studiuar çështjen së bashku me një grup mjekësh mysliman duke i ikur dhënies së fetwave pa e ditur mirë çështjen, apo nga mos dija, apo nga të përgjigjurit për gjërat e fshehta.

Thotë ky dijetar: “E morëm shishen në të cilën shkruante “Birra pa alkohol” dhe ua dhamë njërit nga laboratorët e Sirisë, që është mbikëqyrës për përmbajtjet e prodhimeve ushqimore dhe që është nën mbikëqyrjen e Ministrisë për ushqime. Pasi që e kanë bërë zbërthimin e kësaj materie që ishte në shishe, doli se në përmbajtjen e saj kishte 0.004% alkohol, nga përbërësit kryesor të saj. Këtë e kemi vërtetuar edhe nga qendra për kërkime në këtë shtet e që edhe kjo e fundit e ka vërtetuar të njëjtën gjë.

Por, mundet dikush nga ju të thotë se çka do të thotë të ketë në përbërjen e saj 0.004% alkohol? E kjo do të thotë se nëse ne i kemi 1000g nga kjo materie, 4g nga ajo do është alkohol.
Vazhduam studimet pasi që njëri nga vëllezërit dyshonte në këtë studim duke thënë se edhe në uthull gjendet po e njëjta përqindje e alkoholit, e ndoshta edhe më shumë se kjo!
Dijetari vazhdon përgjigjen e tij duke thënë: “Kemi telefonuar Qendrës për Standardet dhe Specifikimet e ushqimit në Siri dhe i kemi pyetur rreth përqindjes së alkoholit që gjendet në uthull, e përgjigjja e tyre ishte: “Alkoholi kur të kalon në gjendjen e uthullës e humb cilësinë e tij dhe kështu është i barabartë me zero”, kështu që dyshimi ishte i pa vend”.
Pas kësaj iu rikthyem sërish haditheve të Pejgamberit s.a.v.s për të parë nëse është e lejuar kur sasia e alkoholit është e vogël? Le të shohim bashkërisht:
Thotë Pejgamberi s.a.v.s në një hadith të vërtetë: “Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram”, kjo ka ardhur si sqarim i hadithit tjetër të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Nëse ju deh shumica, edhe pakica është e ndaluar”.
El-Ferek është e barabartë, sipas gjuhëtarëve, me tre “sa’a” që janë mjete matëse tek arabët, e që një “sa’a” është e barabartë përafërsisht me 3.1 litër, e kjo do të thotë se një “Ferek” është e barabartë me 9.3 litra.
Çka donë të thotë hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. është se, kush konsumon sasi të pijeve sa një Ferek (9.3 litra) dhe dehet është e ndaluar nga kjo pije qoftë edhe mbushja e dorës.
Le të kthehemi te birra pa alkohol. Nëse e mbushim këtë enë me birrë pa alkohol dhe e llogarisim përqindjen e alkoholit që gjendet në te 0.004%, do të rezultojë se kemi përfituar në 9.3 litra 37 gram alkohol te pastër. E këtu shtrohet pyetja se kjo sasi a është e mjaftuar për ta dehur njeriun apo jo?
Për këtë kemi pyetur specialistë të ndryshëm nga lëmia e mjekësisë e te cilët janë përgjigjur se mjekët islam në Francë e kane përcaktuar përqindjen e alkoholit në gjakun e njeriut 0.8% si të mjaftueshme për ta llogaritur një vozitës si të dehur dhe me këtë rast duhet gjobitur dhe marrë leja e vozitjes. Ndërsa në Amerikë kjo përqindje është vetëm 0.3% për një litër gjak.
Ne e zgjodhëm përqindjen më të lartë në mënyrë që t’ua lehtësojmë njerëzve (0.8% për një litër gjak). Por sa duhet konsumuar njeriu që të arrihet kjo përqindje e alkoholit në gjak? Përgjigjja ishte vetëm 6 gram. Do te thotë se nëse njeriu konsumon vetëm 6 gram alkohol i mjaftojnë për tu dehur.
Pra le të kthehemi edhe një herë tek ena jonë në të cilën gjenden 9.3 litra nga birra pa alkohol e që do të thotë se kemi për afërsisht 37 gram alkohol të pastër, do të kuptojmë se kjo sasi është dehëse prandaj siç erdhi në hadithin e lartpërmendur “Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram”, pra edhe 0.004% është haram dhe për këtë nuk mbetet as edhe dyshimi më i vogël rreth kësaj çështje bazuar në thënien dhe perceptimet e Pejgamberit s.a.v.s.
Dhe në fund të fjalës së tij, ky dijetar i njohur thotë se ky studim gjendet dhe mundet që çdo kush të kthehet dhe kërkoj rreth tij.

Dijetari Usamah Abd El-Kerim Er-Rifaiu
Është lindur në Damask në vitin 1944. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Damask, e më vonë edhe fakultetin e Gjuhës Arabe në Universitetin e Damaskut, të cilin e përfundojë në vitin 1971. Diturin kishte marrë edhe nga babai i tij, dijetari i njohur Abd El-Kerim Er-Rifaiu, nga i cili kishte mësuar rreth shkencave Islame dhe Gjuhës Arabe. Ka ecur në shumë prej kryeqendrave islame në rrugën e tij prej thirrësi.
Punoi si imam dhe ligjërues në shumë prej xhamive të Damaskut.