Edhe dhunuesit e Selës kërkojnë amnisti


E martë, 25 Dhjetor 2018

SHKUP – Sot skadon afati për parashtrimin e kërkesave për amnisti të ngjarjve në Kuvend më 27 Prill të vitit 2017. Në përfundim me ditën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur gjithsej 38 kërkesa për amnistri nga të akuzuarit në prej rasteve të cilat kanë të bëjnë me 27 prillin, njofton MIA.

Në mesin e tyre që kanë kërkuar amnisti janë deputetët Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe
Johan Tarçullovski, por edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski – Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kanë dorëzuar edhe Boris Damovski, njëri nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe kolegu i tij, Igor Durllovski.

Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët në mesin e 33 të akuzuarve për 27 prill, në seancën e fundit
deklaruan se nuk do të kërkojnë mëshirë, por drejtësi.

Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.

Etiketa: ,
Të fundit