Edhe Jenifer Lopez pritej të vinte në Tiranë, por….


E diel, 9 Gusht 2026
Edhe Jenifer Lopez pritej të vinte në Tiranë, por….

Në Shqipëri paska kërkuar të vijë dhe Jennifer Lopez, por qeveria jonë qenka treguar jo aq xhentellmene me të në terma financiarë, ndaj dhe ajo e ka anulluar një koncert të mundshëm për shqipot, siç Rama u thërriste shqiptarëve në vitet ’90 me gjuhën e tij supercinike.

Ky fakt u bë me dije nga ministri Gonxhe teksa po jepte llogari për katër milionët e Kanye Ëest-it në Komisionin parlamentar për Kulturën.

“Tani të lutem më shpjego, pse është nevojë, pse është urgjencë dhe pse këto para të qytetarëve shqiptarë që mund të ishin përdorur realisht në emergjencë…”, iu drejtua Ina Zhupa, kryetare e Komisionit, duke pasuar përgjigja e stërdëgjuar tashmë.

“Vendi ka përfituar më shumë para nga sa ka nxjerrë nga arka e shtetit. Eventi është kryer, ishte i suksesshëm, nga pikëpamja e logjistikës dhe e datës, orës, pjesëmarrjes e të tjerë. Ne kemi një event të kryer. Kështu që ne…”, u shpreh Gonxhe, duke dhënë pas më pas lajmin për anulimin e një koncerti të Jennifer Lopez që do të vinte në shtator në Tiranë.

“E kemi refuzuar për momentin se kërkonte dy milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot dy milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, u arsyetua ministry Gonxhe.

Kësaj i thonë vërtet një “gallatë koncertale” nga qeverisja në Shqipëri. /tesheshi.com/


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit