Edhe pse Beogradi nuk i ktheu përgjigje – Pacolli shkon në Serbi


E shtunë, 21 Korrik 2018

Prishtinë – Behgjet Pacolli do të shkojë sot në Serbi pasi është ftuar nga boshnjakët në Novi Pazar.

Serbia nuk i ka dhënë leje Pacollit, por as nuk ia ka ndaluar hyrjen, kësisoj kryediplomati kosovar sot pasdite planifikon të hyjë në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

“Pacolli do të udhëtojë në Novi Pazar për të marrë pjesë në forumin e boshnjakëve. Kjo do të thotë se ai shkon në Sanxhak , bazuar në marrëveshjen e Brukselit për Lëvizje të Lirë. Ne nuk kemi marrë përgjigje akoma por heshtja sipas marrëveshje nënkupton aprovim të vizitës”, ka thënë Zymberi për Gazetën Express.

Sipas marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar të dhjetor të vitit 2014, në rast se njëra palë nuk kthen përgjigje negative ose pozitive për vizita të zyrtarëve të palës tjetër, atëherë nënkupton se vizita është aprovuar.

Por, si do t’i shkojë vizita në Sanxhak e zyrtarit të lartë shtetëror për të cilin Daçiq ka thënë se do të duhej të arrestohej për t’ia kthyer Prishtinës “tërheqjen zvarrë” që iu bë Marko Gjuriqit kur ai hyri në veri të Kosovës.

Ministri i Jashtëm, sipas agjendës së tij, do të hyjë nga pika kufitare në Bernjak pasditën e sotme, ndërsa vizitën ka planifikuar ta përfundojë të dielën, kur nga Jarinja do të kthehet mbrapa në Kosovë.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit