E shtunë, 1 Nëntor 2014
LONDËR – Pas atyre në Zvicër, Itali dhe Finlandë, shqiptarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë kundër UEFA-s dhe Mishel Platinisë, këtë herë në Britaninë e Madhe.
Vendimi absurd i UEFA-s për ti dhënë fitoren 3-0 Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë në Beograd më 14 tetor, që u ndërpre për shkak të dhunës, vazhdon të zemërojë shqiptarët në çdo vend të botës që jetojnë.
Shqiptarët që jetojnë në Britani kanë paralajmëruar ditën e shtunë një protestë në Londër, përballë zyrave të Komisionit Evropian.
Ata do të protestojnë kundër racizmit dhe dhunës në futboll dhe do t’i kërkojnë UEFA-s të rishikojë vendimin.
Etiketa: britani, Kombëtarja, Protesta, Shqiptarët, UEFA