Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Egërsira Jabllanovic publikisht u kërkon falje nënave gjakovare

Prizren Post | 18:34 - 19.01.2015

Prishtinë – Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, u ka kërkuar publikisht falje nënave gjakovare për deklaratat e tij të cilat po kundërshtohen edhe me protesta.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ai tha se nëse deklaratat e tij janë marrë si ofendim, atëherë kërkon falje.

Jabllanoviq ofendoi rëndë protestuesit në Gjakovë, në një deklaratë të tij dhënë mediave me datë 6 janar. Ai atë mbrëmje, ndër të tjera, deklaroi: “Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”. /KP/


Etiketa:
Arivisti Company