17°C
Prizren

Egjipt: 51 të vrarë në përleshjet me ushtrinë

Prizren Post | 20:16 - 08.07.2013

Raportohet se numri i të vrarëve në Egjipt, nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammed Morsi, ka arritur në 51.

Poashtu, shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se më se 430 njerëz janë plagosur në dhunën e djeshme në kryeqytetin Kajro.

Ushtria e Egjiptit tha se dy policë dhe një oficer ushtarak janë vrarë gjatë përleshjeve.

Sipas ushtrisë, luftimet kishin shpërthyer pasi një grup i protestuesve ishte përpjekur ta shkatërroje selinë e Gardës Republikane, meqë mbështetësit e Morsit besojnë se ai mbahet aty.

Përleshjet u bënë pesë ditë pasi ushtria beri grusht-shtet dhe e përmbysi Morsin, pas demonstratave në të cilat kërkohej dorëheqja e tij.


Arivisti Company