Egjipti konfirmon burgimin e përjetshëm për kreun e Vëllazërisë Muslimane

Kajro – Gjykata konfirmoi të njëjtin vendim të shpallur në majin e 2016 për tetë persona të tjerë në të njëjtin proces gjyqësor, që lidhen me ngjarjet në qytetin Ismaïliya ku u shënuan tre të vdekur.

Gjykata konfirmoi gjithashtu dënime me dhjetë vite burg për 29 persona dhe tre vite burg për 19 persona.

Pas puçit ushtarak nga ushtria në 2013 ndaj presidentit Mohamed Morsi, i cili ishte pjesë e Vëllazërisë Muslimane, autoritetet egjiptiane kanë ushtruar represion të paprecedentë kundër kësaj lëvizjeje, duke e konsideruar në atë kohë si ”organizatë terroriste”. Qindra nga mbështetësit e Vëllazërisë u dënuan me vdekje apo me dënime të rënda me burg.

Etiketa: ,

Leave a Reply